Xhudo

Akil Gjakova dorëzohet në Polici

Xhudisti kosovar Akil Gjakova është dorëzuar në Polici të Kosovës të martën në mbrëmje.

Gjakova po akuzohet për “dhunë në familje”.

Ai ishte shpallur në kërkim nga Policia. Por xhudisti ishte jashtë shtetit, shkruan Koha.

Federata e Xhudos ka thënë se beson në pafajësinë e tij.