AKB: Heqja e taksës tani nuk ka efekt ekonomik, politik dhe diplomatik

Aleanca Kosovare e Biznesit ka vlerësuar se heqja e taksës ne këtë kohë nuk ka efekt, ekonomik, politik dhe diplomatik për Kosovën.

“Heqja e taksës nuk jep garancion që do të kthehen fondet nga MCC, liberalizimi i vizave, integrimi i Kosovës në mekanizmat nderkombetar dhe ndaljen e fushatës se Serbisë kundër Kosovës”, thuhet në komunikatën e AKB-së.

Kryetar i AKB-së, Agim Shahini, tha se vendim i heqjes së taksës 100% i pasuron prodhuesit, tregtaret e transportuesit e Serbisë për afërsisht rreth 500 milion euro në vit, po aq e varfëron tregun e brendshëm të Kosovës, Shqipërisë dhe vendeve tjera që kishin brenda vitit sa kishim këtë aset në fuqi.

“Taksa rriti fuqinë konkurruese dhe prodhuese në vend por edhe krijoj rrjete të reja komunikimi me vendet dhe tregjet  e ndryshme ekonomike që Kosova nuk i kishte aq të zhvilluara.

Tash më tregtaret Serb e Kosovarë do i harmonizojnë shpejt qëndrimet dhe do  rritin komunikim  për një strategji te re për te marr sa më shpejt tregun e vendit duke i përjashtuar nga tregu produktet qe i kishim si zëvendësues gjate këtyre 18 muajve”, thuhet në komunikatë.

Tutje thuhet se nga heqja e taksës Kosova nuk fiton asgjë as liberalizim e vizave, as garancinë që Serbia do e ndal fushatën kundër Kosovës… përkundrazi i jep tregun Serbisë  pa asnjë përfitim për Kosovën.

“Taksa 100% prodhoj turbulenca te mëdha në vend rrezojë dy qeveri të Kosovës, e Haradinajt qe jetoj 1006 ditë, të Kurtit që jetoj jo me shume se 52 ditë. Heqja e taksës nuk do prodhon efekt te mire për ekonominë dhe prodhuesit vendor por as për politiken  e brendshme e as për diplomacinë ndërkombëtare e cila u dëmtua ne emër të kësaj takse e sidomos me USA dhe BE”, thekson komunikata e lëshuar pas konferencës për medie.

Në fund të saj nënvizohet se taksa e arriti efektin e vet,  Serbia humbi rreth 800 milion për këta 18 muaj … por heqja e saj dhe zëvendësimi me gjysmë reciprocitet nuk do ketë as një efekte pozitiv për askënd  bile as për miqtë tone ndërkombëtar përveç  se Serbia do te mburret se heqi taksen  pa as një kusht. Qeveria e Kosovës po tregon papjekuri të madhe sepse ose po ngutet ose po vonohet në vendime te mira për  ekonominë,  qytetarët dhe vendin.