Akademik Bajrami shfaq të dhëna tmerruese, po relativizohet gjenocidi serb dhe po barazohet viktima me agresorin

Akademiku Arsim Bajrami ka reaguar pas dënimit nga Gjykata Speciale të ish pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa-Cali me 26 vjet burgim.

Bajrami në një status në Facebook ka treguar disa dënime që janë dhënë për kriminelët serbë nga drejtësia ndërkombëtare.

Sipas viktima po barazohet më agresorin.

“Dhomat e specializuara të Gjykatës Speciale dënoi sot Sali Mustafën me 26 vite burg për gjoja “keqtrajtimin” e 6 personave në Kosovë. Vlerësoni vet, a bëhet fjalë këtu për drejtësi, apo tendencë të relativizimit të gjenocidit të Serbisë në Kosovë,  duke barazuar viktimën me agresorin”, ka shkruar ai.

Statusi i tij i plotë:

DENIMET E KRIMINELVE SERB, nga TNPJ, dhe dënimi i Sali Mustafes.

Aktgjykimi i TNPJ- IT-05-87-T i dt.26. shkurt 2009.

Nikolla Shainoviqin  me një dënim të vetëm me 22 vjet burgim,

Dragolub Ojdaniqin një dënim të vetëm me 15 vjet burgim,

Nebojsha Pavkoviqin  me 22 vjet burg,

Vladimir Llazareviqin me 15 vjet burgim,

Sreten Llukiqin me 22 vjet burgim.

Këta udhëheqës serb udhëhoqën fushatën e gjenocidit  të Serbisë në Kosovë,  që rezultojë me 13 mijë të vrarë, 1.5 milion të deportuar nga Kosova, 20 mijë gra të dhunuara, varreza masive në Serbi dhe spastrimin etnik, e shkatërrimin e Kosovës  në të gjitha sferat..

Aktgjykimi i DHS të Gjykatës Speciale i dt.16. dhjetor 2022

Dhomat e specializuara të Gjykatës Speciale denoi sot Sali Mustafen me 26 vite burg për gjoja “keqtrajtimin” e 6 personave në Kosovë.

Vlerësoni vet, a bëhet fjalë këtu për drejtësi, apo tendencë të relativizimit të gjenocidit të Serbisë në Kosovë,  duke barazuar viktimem me agresorin.