Ajri vazhdon të jetë i ndotur në Prishtinë

Edhe sonte në Prishtinë ajri është i ndotur.
Ndotja e ajrit në Prishtinë vazhdon të jetë e lartë.

Në bazë të matësit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë për cilësinë e ajrit, ndotja momentale është shumë e pashëndetshme.

Ky matës ndotjen e fundit që e ka regjistruar në ora 21:00 ka arritur shkallën e ndotjes në 219 PPM.

Kjo ndotje llogaritet të jetë tejet e pashëndetshme për të gjithë mirëpo, kjo është shumë e dëmshme për të gjithë personat që kanë probleme respirative.

Preferohet që këta persona dhe sidomos fëmijët që të mos ekspozohen në ambiente të hapura.