Ajo sikur mendon se mund të tallet me njerëzit”, kërkohet shkarkimi i ministres Rizvanolli

Organizatori i protestës kundër reduktimeve me rrymën, Durim Jasharaj, ka thënë se ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, duhet shkarkuar nga detyra e saj, meqë siç potencon ai, po tenton të tallet me qytetarët.

Jasharaj u shpreh se një gjë të tillë e dëshmojnë deklarimet dhe apelet e saj për të tejkaluar krizën me energjinë

”Kërkesa tjetër është shkarkimi i menjëhershëm i ministres Artane Rizvanolli”. Ajo [Artane Rizvanolli] përveç që nuk e kupton problemin, ajo përdorë edhe një gjuhë që sikur mendon se mund të tallet me njerëzit”, tha ai.

”Sepse të thuash se problemi i krizës me rrymën në vend, mund të lidhet edhe me joysticket e PlayStation, kjo është tallje. Unë nuk mundem me mendu që ajo e ka mendu seriozisht këtë. Dhe e dyta është, ajo ka përmend që: qytetarët në një mënyrë po e përdorin ngrohjen edhe energjinë për komoditet”, shtoi ai.

Tutje, Jasharaj tha se pritshmëritë ndaj Qeverisë Kurti janë shumë më të mëdha meqë edhe me premtime jo të vogla, erdhën në pushtet