Portugalia mundi Slloveninë me penallti për të siguruar vendin e saj në çerekfinalet e Euro 2024.
Pas 90 minutave pa gola dhe kohës shtesë, ndeshja në 1/16-ës mes Portugalisë dhe Sllovenisë shkoi në penallti, e para e turneut të kësaj vere.
Dhe Portugalia fitoi 3-0 për të arritur në raundin tjetër të Euro-s.
Cristiano Ronaldo, mori topin për të gjuajtur penalltinë e parë dhe ia arriti ta dërgonte në rrjetë, përpara se Bruno Fernandes i Manchester United dhe Bernardo Silva i Manchester City të shënonin penalltitë e tyre.
Diogo Costa priti jo një, por tri penallti sllovene në një përpjekje të jashtëzakonshme.
Missed the penalty that could've won the game in extra time, but still stepped up to take the first penalty in the shootouts, scored and apologised to the fans.
— UF (@UtdFaithfuls) July 1, 2024
The mentality from this man is unreal.
TAKE A BOW, CRISTIANO RONALDO 🫡 pic.twitter.com/DhD9OP2skN
Ronaldo e shpengoi veten pas humbjes së asaj penalltie në kohën shtesë dhe ai u kërkoi menjëherë falje tifozëve të Portugalisë pasi realizoi goditjen nga pika e bardhë më vonë, duke përmbledhur mentalitetin e tij elitar.
Pasi shënoi penalltinë në portën e Jan Oblak, 39-vjeçari menjëherë bëri shenjë drejt tifozëve pas portës, duke ngritur duart lart teksa pranoi gabimin e tij në kohën shtesë.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë u përlot pasi Oblak priti penalltinë e tij të parë të natës, në minutën e 105-të, por sulmuesi buzëqeshi në bilbilin e fundit ndërsa Portugalia përparoi në raundin tjetër.
Skuadra e Roberto Martinez përballet me Francën e Didier Deschamps të premten për një vend në gjysmëfinale të Euro 2024.
Cristiano Ronaldo saw his mother crying in the stands and completely broke down. 💔 pic.twitter.com/0wLfIdboSB
— TC (@totalcristiano) July 2, 2024







