Ajo e shkarkoi, por Nait Hasani e kishte vizituar gjyshën e Donika Gërvallës menjëherë pas lirimit nga burgu

Në mesin ambasadorëve të shkarkuar është edhe ish-deputeti i PDK’së, Nait Hasani, i cili ishte ambsador në Shqipëri.

Nait Hasani ishte i burgosur politik për shumë vite dhe llogaritet si njëri nga themeluesit e UÇK-së.

Hasani u shkarkua nga ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, shkruan Ballkani.info.

Pas lirimit nga burgu i Serbisë, nder personat e parë që kishte takuar ishte Nëna Ajshe, gjyshja e ministres Gërvalla, nëna e heronjve të kombit, Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla.

Të kujtojmë se ministrja Gërvalla i ka propozuar Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani të lirojë nga detyra 12 ambasadorë nëpër botë që janë emëruar politikisht.

Kjo ministri ka shkarkuar këta ambasadorë: Beqë Cufaj në Gjermani, Nait Hasani në Shqipëri, Arbër Vllahiu në Çeki, Lirim Grejqevci në Holandë, Shpend Kallaba në Hungari, Gëzim Kasapolli në Kroaci, Avni Kastrati në Slloveni, Gjergj Dedaj në Maqedoni, Hajdin Abazi në Australi, Ylber Hysa në Mal të Zi, Avni Arifi në Emiratet e Bashkuara dhe Amir Ahmeti në Katar.