Ajet Potera i LVV-së shkruan me admirim për Ramush Haradinajn: Komandanti im i parë

Ish-kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Podujevës, Ajet Potera ka njoftuar në llogarinë e tij në Facebook se ka marrë mirënjohje nga ish-kryeministri dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Potera ka thënë se Haradinaj ka qenë komandanti i tij i parë në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

“Sot pranova një mirënohje nga Komandanti im i parë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës z. Ramush Haradinaj”, shkroi Potera.