Ajaxi mposht Dortmundin, kualifikohet në 1/8 e finales

Gjiganti i Holandës, Ajaxi, ka shënuar fitore të madhe në Gjermani, në udhëtim te Dortmundi me rezultatin 3:1.

Skuadra gjermane prej minutës së 29-të luajti me një futbollist më pak në fushë për shkak se Mats Hummels u ndëshkua me karton të kuq.

Megjithatë, “verdhezinjtë” shënuan në minutën e 37-të nëpërmjet Marco Reusit, që e konvertoi në gol penalltinë e fituar.

Vizitorët u kthyen në lojë në minutën e 72-të kur Dushan Tadiq i barazoi shifrat.

Golin e avantazhit e realizoi Sebastian Haller, shtatë minuta para fundit. Ndërkohë, rezultatin final e vulosi Davy Klaassen në minutën e tretë të kohës shtesë.

Ajaxi prinë në tabelë me 12 pikë në Grupin C, gjashtë më shumë se përcjellësit, Dortmundi dhe Sportingu.

Ajaxi është kualifikuar në fazën nokaut të Ligës së Kampionëve.