Aida Dërguti ia kujton Vjosa Osmanit kohën kur e quante Kurtin “Chavez”

Ish-anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti, e cila kishte braktisur këtë parti pas përplasjeve që kishte pasur me Albin Kurtin, ka reaguar pasi ky i fundit ka nënshkruar marrëveshje politike me Vjosa Osmanin.

Dërguti në mënyrë indirekte ia ka kujtuar Osmanit kohën kur e kishte quajtur Albin Kurtin si “Chavez”.

“Chavez? A? Diçka për Mitrovicën?”, ka shkruar Dërguti.

Osmani sot në marrëveshjen e arritur me Kurtin ka fituar kandidaturën e saj për presidente.