​Aida Dërguti tregon se a ka qenë pjesë e SHIK-ut

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Partisë Socialdemokrate Aida Dërguti ka thënë se nuk e mohon angazhimin e saj në çfarëdo veprimtare që ka shërbyer

Në seancën e Kuvendit të Kosovës, nënkryetarja e këtij institucioni ka thënë se pas pjesëmarrjes në UÇK, ka shërbyer në G2 ku për detyrë ka pasur verifikimin e një liste me emrat që kanë pretenduar që kanë shërbyer në UÇK.Reagimi i Dërgutit ka ardhur në kohën e debatit që po zhvillohet në mes të Glauk Konjufcës dhe Dardan Molliqajt, me akuzat për shërbim në Shërbimin Informativ të Kosovës.

Në punimet e seancës së sotme të Kuvendit, deputetja Aida Dërguti e quajti të degraduar debatin që po bëhet.

Ajo tha se kur nuk mund të flas mirë për Vetëvendosjen, zgjedh të heshtë. Duke përmendur deklaratat e Glaujk Konjufcës në një emision televiziv, i cili e ka përmendur Dërgutin si pjesë e SHIK-ut, ajo tha se ja ka borxh publikut një sqarim. Dërguti tha se secili duhet të marrë përgjegjësi për veprimet e tij.

Ajo tha se e ka mundësinë e dërgimit të një padie për shpifje, por tha se vazhdon të ketë respekt dhe vlerësim për Glauk Konjufcën, dhe tha se e kupton situatën në të cilën ai tashmë ndodhet.