Këngëtarja

Ai u kap duke u puthur me një tjetër, këngëtarja lë futbollistin shqiptar! (Foto)

Pak ditë më parë në të gjitha rrjetet sociale u shpërnda video e futbollistit shqiptar, i cili shfaqej shumë i afërt me një vajzë misterioze. Menjëherë pas kësaj, u përfol se edhe lidhja me këngëtaren simpatike kishte marrë fund.

Bëhet fjala për Alban Hoxhën dhe Çiljetën, dhe të gjitha shenjat tregojnë se ata janë ndarë.

Në qoftë se bëjmë një kërkim në “Instagram”-et e tyre, mund të vëmë re se ata e kanë fshirë njëri-tjetrin nga rrjeti social.

Ashtu siç shihet edhe në fotot e mëposhtme asnjëri nuk e ndjek tjetrin në “Instagram”. Të ketë qenë vallë video shkak i këtij konflikti?