Ahmeti uron Bulliqin dhe VV-në: Porosia e qytetarëve në Podujevë ishte e qartë

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti e ka uruar Shpejtim Bulliqin dhe Lëvizjen Vetëvendosje për fitoren e arritur sot në Podujevë.

“Urime Shpejtim Bulliqit dhe Lëvizjes Vetëvendosje për fitoren në zgjedhjet lokale në Podujevë.  Edhe pse për mandat të shkurtuar porosia e qytetarëve në Podujevë ishte e qartë!”, ka shkruar Ahmeti, dikur pjesë e VV-së si njeriu i dytë. /Ballkani.info/