Ahmeti tregon arsyen pse nuk do të lejohen qytetarët të hynë në sheshin e Prishtinës

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, ka komentuar kufizimin e lëvizjes së lirë nëpër sheshin e Prishtinës, ku sot edhe u ndalua shëtitja,

Ahmeti thotë se duke parë që qytetarët nuk po respektojnë udhëzimet për të mos dalur pa nevojë, komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë është detyruar të mbyll sheshin dhe të ndalojë shëtitjet.

“Në këtë fazë, sheshet nuk mund të përdoren si hapësira të shetitjes! Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës dhe institucionet e tjera relevante janë koordinuar dhe dakorduar për kufizimin e shëtitjeve nëpër sheshe”, ka shkruar Ahmeti

Ai ka falënderuar bashkëpunimin e policisë e Kosovës për ruajtjen e shëndetit publik, ku tani e tutje nukë do të ketë lëvizje të lirë nëpër shesh por vetëm korridore të domosdoshme.