Ahmeti, testet serologjike janë ne terminal doganor: Nuk e kuptoj pse Qeveritë i kanë ndaluar

I pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se testet serologjike janë ne terminal doganor që do të përdoren nga QKMF’të në Komunën e Prishtinës.

Ahmeti përmes një postimi në Facebook, ka thënë se nuk e kupton pse qeveritë i kanë ndaluar.

“Edhe më tutje nuk e kuptoj pse qeveritë i kanë ndaluar. Për asgjë tjetër do ta kemi informaten më të mirë rreth perhapjes se virusit dhe imunitetin e ndërtuar”, ka shkruar Ahmeti.

Ndërsa ka bërë të ditr se jemi i vetmi vend me vendime të tilla.

Postimi i plotë:

Edhe më tutje po presim leje për me i marr testet serologjike që janë ne terminal doganor në Kosovë e për përdorim të qmf-ve të Komunes tonë.

Testet serologjike bëjmë tërë kohen dhe janë standarde. Ndryshojnë reagensët. Edhe më tutje nuk e kuptoj pse qeveritë i kanë ndaluar. Për asgjë tjetër do ta kemi informaten më të mirë rreth perhapjes se virusit dhe imunitetin e ndërtuar.

Perndryshe jemi i vetmi vend me vendime të tilla.