Ahmeti: Shumë njerëz në qytet, mundet me kushtu shtrenjtë më vonë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti gjatë ditës së sotme ka reaguar pasi qytetarë të shumtë janë parë rrugëve të kryeqytetit.

Ahmeti ka thënë se ky relaksim i njerëzve mundet të u kushtojë shtrenjtë më vonë.

“Shumë njerëz në qytet! Relaksim i panevojshëm që mundet me na kushtu shtrenjtë më vonë!”, ka shkruar ai në rrjetin social Facebook.