Shpend Ahmeti ka një lutje për qytetarët dhe një lajm të mirë sa i përket rasteve me koronavirus

Pas konfirmimit të 46 rasteve të reja mbrëmë me koronavirus në Prishtinë, kryetari i kësaj komune, ka kërkuar nga qytetarët që të shtojnë kujdesin.

Ahmeti këtë e ka kërkuar në mënyrë që ministria dhe IKSHP të mos i rikthejnë masat drastike.

“Shifrat e fundit të rasteve të reja me Coronavirus janë alarmante! Lajmi i mirë është se nuk janë shtuar rastet me komplikime më të rënda, andaj të respektojmë masat që kjo të vazhdojë. Vazhdoni t’i mbani maskat, dezinfektoni duart dhe mbani distancë!””, thuhet në postimin e Ahmetit në Facebook.