Komuna e Prishtinës brenda vitit 2018 ka lëshuar mbi 180 leje ndërtimore, por problem vazhdon të jetë mospajisja me certifikatë për përdorim për objektet e ndërtuara.
Kështu u tha në një konferencë për media ku kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se me këtë konferencë po e nisin një seri të konferencave për media ku drejtorët e kësaj komune do prezantojnë punën e tyre.Ahmeti tha se komuna e Prishtinë çdo vit lëshon mbi 180 leje ndërtimore.
Ai tha se nga tani inspektorati i kësaj komune nuk do të lejoj banimin në ndërtesat që nuk kanë certifikatë për pranim teknik dhe atë për përdorim.Ahmeti: Problem më të madh e kemi me mospaisje me certifikatë të përdorimitVideo
“Problemin më të madh momentalisht e kemi me faktin se shumica e ndërtesave një përqindje tepër e madhe nuk e kanë certifikatën e përdorimit, me ligj asnjë banor nuk do të duhej të banonte në ndërtesat që nuk kanë certifikata të përdorimit, kjo do të thotë se shumica nuk e kanë kaluar përdorimin teknik çoftë për shkak të mos aplikimit dhe ky është problemi kryesor, dhe thjesht në ligj nuk kemi kurfarë si me thënë detyrimi që i detyrojnë pronarët e këtyre ndërtesave me aplikua. Tash e tutje inspeksioni nuk lejon që të hyjnë në banesë të re nëse nuk e kanë certifikatën për pranimin teknik dhe certifikatën e përdorimit”, ka thënë Ahmeti.







