Ahmeti: Presioni me u ndërtuar lagjja në Badoc më së shumti më ka ardhur nga VV-ja
Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë sot se ka pasur presion nga Vetëvendosja për lejimin e ndërtimeve në liqenin e Badocit, raporton Ekonomia Online.
Ai ka thënë është pro anulimit të kushteve të ndërtimit por këtë së pari duhet ta bëjë ministria. Me këtë rast ka nisur polemika me asamblistët e Vetëvendosjes.
Kryetari Ahmeti i është drejtuar asamblistëve të Vetëvendosjes.
“Mos më shtini me fol se presionin ma të madh për këtë lagje e kam pasur nga Vetëvendosja”, ka thënë Ahmeti.
Me këtë rast kanë ndërhyrë asamblistët e Vetëvendosjes, duke i thënë që të flasë.
“Fol. Fol se s’kemi asgjë me fshehë”.
Seanca e jashtëzakonshme për Badovcin po vazhdon akoma ku po kërkohen anulimet e kushteve të ndërtimit në liqenin e Badocit.