Kryetari

Ahmeti: Po shkojmë drejt zgjidhjes së madhe për ngrohjen në Prishtinë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se në pesë deri dhjetë vite të ardhshme shumica e Prishtinasve do të kyçen në zgjerimin e rrjetit të ngrohtores së qytetit.

Kjo pasi BE-ja ka paralajmëruar rreth përkrahjes financiare ndaj Termokosit.

” Po shkojme drejt dyfishimit te kapaciteteve të kogjenerimit për tu kyçur mbi 200 mijë banorë në Termokos në 5 – 10 vitet e ardhshme – që i bjen shumica e Prishtinës. Mbi 20 milion euro do të kushtojnë investimet në KEK dhe Termokos për ta rritur kapacitetin. BE ka siguruar tashmë rreth 13 milion“.

“Kur ja shtojmë kësaj edhe 11 milion dollar nga SHBA-MCC për matësit individual e valvula po shkojme drejt zgjidhjes së madhe për ngrohjen në Prishtinë si dhe ndotjen e ajrit“, ka shkruar Ahmeti në Facebook.