Njohësi i emergjencave, Tahir Ahmeti, ka mirëpritur vendimin e fundit të marrë nga Qeveria e Kosovës për ndarjen nga 100 euro për pensionistët dhe fëmijët nga mosha 0 deri 16 vjet.

Ahmeti përmes një postimi në rrjetin social Facbook ia ka kujtuar shefit të ekzekutivit vendimin për ndaljen e pagesës për rrezikshmëri për Zjarrfikësit që nga muaji janar i këtij viti, raporton Ballkani.info.

“Është për tu përshëndetur vendimi i Qeverisë, për ndarjen e mjeteve financiare për pensionistët dhe fëmijët, në këtë fundvit.Ndërsa, është paradoksale që po e njëjta Qeveri, ua ka ndalur pagesën e rrezikshmërisë Zjarrfikësve të Kosovës, që nga Janari. Mbase edhe nuk është e ‘rrezikshme’ puna e Zjarrfikësve, apo ndoshta numri jo shumë i madh i tyre në tërë Kosovën, nuk i bën të jenë të trajtuar dinjitetshëm”, ka shkruar Ahmeti./Ballkani.info/

Reagimi i plotë: