Ahmeti pas takimit me Haradinajn: Qeverinë nuk e rrëzojmë me votat e Listës Serbe

Kreun i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se PSD-ja, është tërhequr nga ekipi negociator me Serbinë, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Ahmeti pas takimit me kryeministrin Ramush Haradinaj, më tej ka shtuar se nuk i kanë votat për rrëzimin e qeverisë, dhe me Listën Serbe s’janë të interesuar ta bëjnë një gjë të tillë.

“Ne jemi tërheqë si PSD komplet nga ekip negociator pas vendimit të Kushtetueses në ditëve në vijim do iu dërgoj një ftesë. I kemi fjalë për iniciativa të tilla unë i kam kërkuar takim me pa se a janë vetëm fjalë bashkëbisedimet e tilla”.

“Ne jemi të interesuar të flasim pasi mendoj që e kemi krijuar një situatë mu po flitet çdo ditë se nesër do rrëzohet Qeveria. Me i pas votat na e kishim thirr seancën. Me Listën Serbe s’jemi të interesuar me e rrëzuar Qeverinë”, tha Ahmeti.

Fillimisht të dy kanë nënshkruar memorandum mirëkuptimi ndërmjet Qeverisë dhe Komunës së Prishtinës.