Ahmeti pas anulimit të takimit në Shtëpinë e Bardhë: Si duket ne jemi një kartë me çmim të lartë të pokerit

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka komentuar anulimin e takimit në Shtëpinë e Bardhë mes Kosovës dhe Serbisë.

Ahmeti ka shkruar se shtyerja e takimit dhe aktakuza e Prokurorit Special tre ditë para këtij takimi është mjaft problematike dhe se me Kosovën po luhet poker.

“Shtyrja e takimit nga Richard Grenell në Shtëpinë e Bardhë dhe komunikata e aktakuzës tre ditë përpara takimit nga Gjykata Speciale janë përtej nivelit tonë të cilin mund ta paguajmë. Fatkeqësisht, si duket ne jemi një kartë me çmim të lartë të pokerit. Shpresojmë që jemi duke u trajtuar nga lojtarët e duhur dhe nuk tregëtohemi lehtë” , ka shkruar Ahmeti në Twitter.