Ahmeti: Nuk kam pritur që dal mirë në Prishtinë, por as që dal kaq keq

Kryetari i PSD-së dhe i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i ftuar në emisionin Pressing të T7, ka folur për rezultatin e tij dhe të partisë së tij në Prishtinë, në zgjedhjet e 6 tetorit.

“Nuk kam besuar që dal mirë në Prishtinë, por as nuk kam besuar që dal kaq keq”, është shprehur Ahmeti.

PSD’ja e kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmetit, së bashku me AAK’në kanë marrë vetëm 7 mijë vota në kryeqytet. Ky koalicion ka dalë i katërti në Prishtinë, pas Vetëvendosjes që doli e para, LDK’së e dyta dhe PDK’së që doli e treta.

Ahmeti gjithashtu ka thënë se nuk e ka shqyrtuar dorëheqjen sepse zgjedhjet lokale nuk lidhen me zgjedhjet qëndrore.

“Nuk kam shqyrtuar dorëheqjen sepse nuk i përzijmë zgjedhjet qendrore me ato lokale. Edhe pse nuk është se nuk na shkon mendja, megjithatë këto dy palë zgjedhje dallojnë”, shtoi Ahmeti.

loading…