Ahmeti nuk ia përmend emrin në listën e kandidatëve për deputë, flet Frashër Krasniqi

Kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti, ka përmendur emrat e 10 deputetëve aktual të PSD-së që do të jenë kandidatë edhe për legjislaturën e ardhshme.

Ahmeti, në RTV Dukagjini, nuk ka përmendur emrat e Fisnik Ismailit dhe Frashër Krasniqit si kandidat të mundshëm për deputetë edhe pse ka thënë se u ka propozuar të gjithëve të garojnë në zgjedhje.

Ndërsa ish deputeti i kësaj partie, Frashër Krasniqi, në një deklaratë dhënë Telegrafit ka thënë se është në listë të kandidatëve për deputetë.

“Po kam qenë në listë të kandidatëve. Ka qenë gabim teknik mospërmendja”, ka thënë Krasniqi.

Ndryshe kryetari i PSD-së ka thënë se brenda javës së ardhshme PSD do të prezantojë edhe aderime të reja të disa kandidatëve që kanë qenë në politikë e disa tjerëve që nuk kanë qenë të përfshirë në politikë.

loading…