Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se ai nuk do të ishte bërë kurrë kryetar i Prishtinës po të mos ishin aktivistët e Vetëvendosjes.
“Unë nuk do të isha bë kurrë kryetar i Prishtinës po të mos ishin aktivistët e VV-së”, u shpreh Ahmeti.
Ahmeti më tutje foli edhe për test-protestën e fundit të bërë nga Vetëvendosje, ku tha se ai nuk ka folur për të mos hyrë në debat.
“E pranoj si kritikë. Nuk reagova sepse nuk desha të përfshihem në debat. E pikërisht duke mos dashur të reagoj, u përfshiva në debat”, ka thënë Ahmeti në Pressing.







