Ali Ahmeti

Ahmeti: Nënës ia kanë djeg fëmijën para syve, s’është e lehtë të flitet për pajtimin shqiptaro-serb

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoni të Veriut, Ali Ahmeti, ka thënë se e kupton që është vështirë të arrihet pajtimi shqiptaro-serb, por ka insistuar se pa njohje reciproke nuk do ketë paqe të qëndrueshme mes Kosovës dhe Serbisë, duke potencuar se të dyja palët duhet të angazhohen për këtë.

“Nuk është e lehtë të flitet për pajtimin shqiptaro-serb, nënës ia kanë djegur fëmijën para syve. Ballkani Perëndimor duhet të paqësohet, të jetë pjesë e Evropës. Të gjithë duhet të bëjmë më të mirën”, tha ai gjatë një interviste në Kanal 10.

Kreu i BDI-së ka folur edhe për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, duke theksuar se nuk duhet assesi të ketë kompetenca ekzekutive dhe ka potencuar se për këtë ka marr garracë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian vitin e kaluar në Ohër.

“Nuk jam zhgënjyer asnjëherë nga Evropa, ShBA-ja dhe NATO-ja. Në marrëveshjen e Ohrit kas pas garanci nga aleatët që nuk do ketë shtet brenda shtetit, ky gabim është bërë në Bosnjë dhe Hercegovinë. Asociacion pa kompetenca ekzekutive, në kuadër të Kushtetutës së Kosovës”, tha deputeti shqiptar në Maqedoni të Veriut.

Në këtë intervistë, Ahmeti është pyetur edhe për regjistrimin e mundshëm të Lëvizjes Vetëvendosje si parti në Maqedoni të Veriut, derisa ky i fundit ka shtuar se “nuk e ruan shpinën nga Kurti”.

“Nuk e ruaj shpinën nga Albini, unë iu kam thënë edhe Tiranës edhe Prishtinës, nëse nuk u pëlqen diçka që unë nuk e bëj mirë më tregoni hapur”.

Ndryshe, këtë të hënë, Talat Xhaferi u bë zyrtarisht kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

Ai deklaroi gjatë një konference për media se do ta ruajë dhe avancojë kursin euro-atlantik të Maqedonisë së Veriut, ku ndër prioritet e qeverisë teknike do të mbetet veçanërisht bashkëpunimi me Bashkimin Evropian (BE), Aleancën Veri-Atlantike (NATO) dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Ai u zgjodh kryeministër me 65 vota pro, vetëm 3 kundër dhe asnjë abstenim nga gjithsej 68 deputetë të pranishëm në sallë – një moment historik që reflekton kontributin e shqiptarëve në ndërtimin e shtetësisë së Maqedonisë së Veriut.

VIDEO BONUS: Komandanti i UÇK-së, Talat Xhaferi do të jetë kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut