Ali Ahmeti

Ahmeti me Ballën: Bashkërisht të sigurohemi që Tirana, Prishtina dhe Shkupi të ecin drejt BE-së

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, është duke qëndruar për vizitë në Tiranë, ku ka takuar ministrin e Brendshëm të Shqipërisë, Taulant Ballën.

Ahmeti theksoi se me Ballën ka diskutuar mbi zhvillimet në Shqipëri, Maqedoni të Veriut dhe në Kosovë.

“Shqiptarët në rajon nuk kanë qenë asnjëherë më mirë dhe ne duhet që bashkarisht të punojmë dhe të sigurohemi që Tirana, Prishtina dhe Shkupi të ecin me hapa të shpejtë dhe të sigurt drejt Bashkimit Europian”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e tij në Facebook.

VIDEO BONUS: Interesim i madh për pasaporta pas liberalizimit – Për dy ditë aplikuan 7 400 qytetarë