Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se është hapur thirrja për aplikim për grante për media që janë me lokacion në Prishtinë.
Ashtu siç kishte paralajmëruar ditë më parë, nga sot është hapur thirrja për aplikim të mediave për grante që janë me lokacion në Prishtinë.
Ai ka thënë se duke parë që mediat janë ndër elementet me të rëndësishme të demokracisë, duhet të përkrahen në këtë kohë të pandemisë.
“Ashtu siç paralajmëruam ditë më parë, po e hapim thirrjen e aplikimit për grante për përkrahjen e mediave me bazë, zyre apo lokacion në Prishtinë. Duke qenë se mediat janë ndër elementet më të rëndësishme të demokracisë, në këtë kohë të pandemisë duhet të përkrahen ashtu që të mundësohet dhe ndihmohet funksionimi i tyre.”, ka shkruar Ahmeti.
Ndërsa për hollësitë se di të aplikohet mund t’i gjeni KËTU.
Postimi i plotë:
Ashtu siç paralajmëruam ditë më parë, po e hapim thirrjen e aplikimit për grante për përkrahjen e mediave me bazë, zyre apo lokacion në Prishtinë.
Duke qenë se mediat janë ndër elementet më të rëndësishme të demokracisë, në këtë kohë të pandemisë duhet të përkrahen ashtu që të mundësohet dhe ndihmohet funksionimi i tyre.
Aplikimi është i hapur nga 1 deri më 8 dhjetor 2020.
Të gjitha hollësitë për mënyrën dhe kushtet e aplikimit i gjeni në vegëzën: https://tinyurl.com/y5w7qey3







