Ali Ahmeti

Ahmeti i përgjigjet Taravarit që të garojnë në zgjedhjet presidenciale: Faleminderit, por unë luaj në Superligë

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, i pyetur se nëse do të tërhiqet nga posti i kryetarit të BDI-së, tha se edhe po të dëshironte ai ta bën një gjë të tillë, BDI-ja nuk i jep këtë mundësi dhe komoditet.

“BDI nuk njeh humbje dhe nuk është humbës”, deklaroi Ali Ahmeti.

Ali Ahmeti prezantoi programin e BDI-së, dhe falënderoi Arben Taravarin, që sipas tij, një pikë tepër e rëndësishme, pasqyron edhe reflekton edhe te opozita.

Sa i përket kërkesës së Taravarit që të garojnë së bashku në zgjedhjet presidenciale, Ahmeti tha “faleminderit por unë luaj në Superligë”.

Ahemeti tha se ata hap pas hapi shkojnë drejt realizimit të qëllimeve.