Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, iu ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin kontaktet e afërta me familjarët jashtë shtëpisë, por të shfrytëzojnë platfoma online për komunikim.
Ahmeti ka treguar se as ai vetë nuk e takon nënën e tij për së afërmi.
‘’As unë s’po e vizitoj nënën time. Kam shumë kontakte me njerëz gjatë ditës, dhe s’kisha dashur që nënën time ta rrezikoj. Po luftoj nga afërsia që të mos ia bart virusin”, ka thënë ai në Rtv21.
“Mos bëni gjërë të tilla. Folni në telefon, në Viber, WhatsApp. Pritni edhe pak’’, është shprehur Ahmeti.
‘’Jemi me dy raste sot në Prishtinë. I lumtur por edhe më tutje kah kujdesi, jo nga relaksimi’’, ka thënë ai.







