Infektologu

Ahmeti: Dy ditët e fundit asnjë pacient i ri me COVID-19 nuk ka ardhur në Klinikën Infektive

Infektologu Sali Ahmeti thotë për RTV Dukagjinin se 11 pacientë me COVID-19 janë të hospitalizuar në Klinikën Infektive.

Ahmeti thotë se dy nga ta e kanë gjendjen pak më të rënduar dhe po ndihmohen edhe me oksigjeno terapi.

Infektologu thotë se për dallim nga gjendja e përgjithshme në terren me të infektuarit me COVID-19, në Klinikën Infektive në tri ditët e fundit asnjë pacientë i ri nuk është paraqitur.

“Kjo do të thotë se virusi nuk e ka më virulencën e dikurshme pasi në ditët e parë gati gjysma e të prekurve hospitalizoheshin”.

Ahmeti thotë se me lirimin e masave të lëvizjes do të ketë shtim të rasteve por sipas tij qytetarët së paku duhet të respektojnë distancën fizike dhe përdorimin e maskave.