Ahmeti: Derisa shtetet tjera po mbyllen, Kosova më pak se 10% raste pozitive në teste

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka folur për rënien e rasteve me Covid-19 gjatë javëve të fundit në Kosovë.

Ahmeti ka thënë se derisa sot shtetet e tjera po mbyllen, Kosova ka më pak se 10% raste pozitive në teste.

Sipas tij, në situata të tilla pozitive duhet të lavdërohet puna e Qeverisë, por ai thekson se kur faji nuk merret përsipër në krizë, nuk mund të marrësh kredite as në fitore, shkruan Reporteri.

“E pata thënë me sarkazëm në TV (korrik) – Kosova po e përcjellë strategjinë e Suedisë pa e vendos fare – duke mos menaxhuar fare. Suedia nuk kishte mbyll asgjë, dhe nuk ka panikuar. Përderisa Suedia e bënte këtë me vetëdije, ne ishim pa strategji.

Sot shtetet tjera po mbyllen ndërsa Kosova ka më pak se 10% raste pozitive në teste.

Por, kur nuk e merr fajin në krizë, nuk mundesh as kreditin në fitore (qeveria). Njejtë, ata që shajnë në krizë duhet të lëvdërojnë në situata pozitive! (Opozita)”, shkruan Ahmeti.