Ahmeti: 104 vdekje për katër ditë, në kohen kur hudhën në bërllog 130 mijë vaksina

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se fatkeqësi ka qenë me vdekë kur s’ka pas vaksinë, ndërsa tash është tragjedi me vetëdije.

Ai ka thënë se prej korrikut të vitit 2020 ka kërkuar qe fokusi të jetë në vaksinë.

“Kemi dështuar edhe në sigurimin e vaksinave edhe në vaksinim.  Mos ta bëjmë këtë tragjedi edhe më të madhe”, ka shkruar Ahmeti,

Postimi i plotë

104 vdekje për katër ditë!

Në ditët kur shkatërrohen mbi 130 mijë vaksina e refuzohen qindra mija falas nga shtetet e tjera.

Mbi 50 milion britanezë janë vaksinuar me A. Zeneca, mbi 100 milion amerikanë me Pfeizer.  Leni teoritë e facebookut.  E vërteta është se me vaksinë je më i mbrojtur se pa vaksinë.  Fatkeqësi ka qenë me vdek kur ska pas vaksinë. tash është Tragjedi me vetëdije!

prej korrikut të vitit 2020 kemi kërkuar që fokusi të jetë vetëm në vaksinë.  Atëherë jemi përqeshur.  Por është prej atyre rasteve kur je i pikëlluar pse e kemi pasur mirë.

kemi dështuar edhe në sigurimin e vaksinave edhe në vaksinim.  Mos ta bëjmë këtë tragjedi edhe më të madhe!