Ahmet Januzi i ka dhënë fund aventurës me skuadrën e Dukagjinit të Klinës.
Sulmuesi vushtrrias ka ndërprerë bashkëpunimin me skuadrën nga Klina vetëm disa ditë para fillimit të kampionatit.
Përveç Januzit nga klubi është larguar edhe Dior Zabërxha. Lajmi është dhënë nga skuadra e Dukagjinit përmes një postimi në Facebook.
“FALEMINDERIT AHMED dhe DIOR
Ju njoftojmë që me marrëveshje të dyanshme kemi mbyllur bashkëpunimin me dy futbollistët, Ahmed Januzin dhe Dior Zabergjën. Ne si klub i falënderojmë dytë për kohën sa ishin pjesë e klubit bardhegjelbër, duke ju dëshiruar NUZIT dhe ZABIT shumë suksese ne sfidat e reja dhe mbi të gjitha shëndet ne jetë”, ka shkruar KF Dukagjini.







