“Ahmet Isufi me nipin” – zyrtarët e AAK-së tallen me punësimet familjare të VV-së

Zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj, është tallur me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimin, që sipas Ministres Albulena Haxhiu, e ka takuar nipin e tij vetëm një herë në 50 vjetët e fundit.

Nitaj ka publikuar një foto ku shihet zyrtari i AAK’së, Ahmet Isufi bashkë me ish-ministrin e Drejtësisë, Selim Selimi. Sipër kësaj fotoje, Nitaj është tallur duke shkruar se Isufi e ka takuar nipin e tij.

“Ahmet Isufi takim te perzemert me Nipin 🤣”, ka shkruar Nitaj.

Ndryshe, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se e ka pyetur zëvendëskryeministrin Besnik Bislimin se çfarë marrëdhënie familjare ka ai me Gëzim Tosuni, i cili pritet ta monitorojë punën e Agjencisë së Kosovës për Akreditim.

Haxhiu bëri të ditur se Bislimi i ka treguar se në 50 vjetët ndoshta e ka takuar një herë.

“E pyeta për kureshtje tha se ndoshta në 50 vjetet e fundit ndoshta e kam takuar njëherë, Nuk e mbaj në mend se çfarë e ka”, tha ajo në Kanal10.

Kujtojmë se Gëzim Tosuni, familjar i Besnik Bisilimit, është propozuar për anëtar të KShC-së nga Qeveria Kurti.