Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi i është kundërpërgjigjur ashpër kolegut të tij nga LDK-ja, Avdullah Hoti i cili akuzoi qeverinë dhe kryeministrin Haradinaj për përhapjen e kazinove dhe lojërave të fatit.
“Edhe bastoret, edhe lojërat e fatit e edhe kazinot, janë të kohës sate e të tjerëve para teje Avdullah Hoti, prandaj mos akuzo të tjerët, para se ta akuzosh veten. Zotni meqë paske qenë kaq i shqetësuar për kazinot, pse nuk i hyrë procedurës së ndalimit te tyre, sa vet ishe në pushtet. Kjo që thoni sot, me se paku është hipokrizi!”, ka shkruar Isufi.
Sipas tij, Qeveria Haradinaj, “pa të prit ty hiç e ka gati projektligjin për pezullimin e kazinove dhe ai qysh në mbledhjen e radhës do të miratohet në Qeveri! Deklaratat tuaja janë tepër të vonshme!”. /Ballkani.info/







