“Ah sikur të ishte gjallë Adem Jashari, të të shihte duke udhëhequr ushtrinë”, flet Jashari për emërimin e Komandantit të FSK-së

Bekim Jashari ka folur për emërimin e Bashkim Jasharit në postin e Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook, Bekim Jashari thotë se Bashkimi ashtu si në luftë “krah balit Adem, babushit Hamëzes e babës Shaban, edhe sot në paqe do të vazhdoj rrugën e tyre”.

Ai ka emocionuar me fjalët” “Ah sikur të ishte gjallë Komandanti Legjendar Adem Jashari, të të shihte duke udhëhequr ushtrinë e shtetit tonë, për të cilin luftoj deri në rënien heroike të tij”.

Reagimi i tij i plotë:

Gjenerali nga familja jonë, nipi i Komandantit Legjendar Adem Jashari, Bashkim Rifat Jashari, sot është emëruar Komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës, ushtrisë tonë të ndërtuar mbi rrugën e trasuar nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Bashkimi ashtu si në luftë krah balit Adem, babushit Hamëzes e babës Shaban, edhe sot në paqe do të vazhdoj rrugën e tyre, duke kontribuar në fuqizimin e ushtrisë sonë dhe integrimin e saj në mekanizmat nderkombëtar.

Ah sikur të ishte gjallë Komandanti Legjendar Adem Jashari, të të shihte duke udhëhequr ushtrinë e shtetit tonë, për të cilin luftoj deri në rënien heroike të tij, bashkë me familjen dhe ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Urime Komandant Bashkim Jashari!