Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje Eman Rrahmani e Gramos Agusholli kanë marrë pjesë në iftarin e shtruar ditën e hënë nga Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Agusholli e Rrahmani shihen në fotografi me Ramën në iftarin e shtruar në Shqipëri. Përveç tyre aty morën pjesë figura të tjera të njohura nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia e Veriut.

@ballkani.info Edi Rama shtron iftar për personalitet e njohura, pjesë e iftarit dy deputetët kundërshtues të LVV-së, por jo edhe Albin Kurti e Vjosa Osmani #edirama #albinkurti #vjosaosmani #iftar #lv #kosovo #shqiperi ♬ original sound – Ballkani.info

“Përnjimend, iftari na bashkon në sofër si dritat e kandilave, që si varg yjesh lidhin minaren e xhamisë së Fushë-Çelës me këmbanaren e Kishës së Gjuhadolit – At Gjergj Fishta” – ka shkruar Rama.

VIDEO BONUS: