Aguero tre muaj jashtë fushe

Sulmuesi i Barcelonës, Sergio Aguero, do të jetë jashtë fushës për të paktën tre muaj, pas kryerjes së testeve të zemrës.

Aguero iu nënshtrua një procesi diagnostikues dhe terapeutik, që nuk do ta lejojë atë të luajë për një kohë, ka bërë të ditur klubi spanjoll.

“Efektshmëria e trajtimit do të vlerësohet për të përcaktuar procesin e rikuperimit të tij”, thuhet në njoftimin e klubit. Barcelona nuk ka dhënë më shumë detaje mbi procesin që ka kaluar 33-vjeçari.

Ai u desh të shtrohej në spital për analiza në zemër pasi u ndje keq të shtunën në pjesën e parë të barazimit 1:1 kundër Alavesit në ligën spanjolle.