Aguero i lumtur me 150 golat me fanellën e Cityt në Premier League

Sulmuesi i Manchester Cityt, Sergio Aguero ishte në disponim të mirë pasi u bë futbollisti i dytë më i shpejtë që arrin 150 gola në historinë e Premier Leagues.

Aguero arriti këtë numër golash në paraqitjen e tij të 217-të për “Citizens” në elitën e futbollit anglez, teksa dje e realizoi golin e dytë në fitoren e thellë 6-1 ndaj Southamptonit.

Ish sulmuesi i Newcastle United, Alan Shearer është futbollisti i vetëm që i ka arritur këto shfira në kohë më të shpejtë, teksa iu nevojitën vetëm 212 ndeshje.

“Shumë i lumtur për këtë fitore dhe shënimin e golit të 150-të me këtë klub të mrekullueshëm. Falenderim i madh për tifozët dhe bashkëlojtarët për mbështetjen. Synojmë edhe më shumë”, shkruajti Aguero në Twitter.

30 vjeçari që është golashënuesi më i mirë në historinë e Manchester Cityt, poashtu arriti të bëhet futbollisti i tretë që shënon 150 gola në një klub të vetëm, pas Thierry Henryt te Arsenali dhe Wayner Rooney për Manchester Unitedin.

Aguero kryeson së bashku me Aubameyang dhe Hazard listën e top golashënuesve të këtij sezoni në Premier League me nga 7 gola secili.