Agon Myftari shlyen statusin ku ofendoi rëndë Melihate Tërmkollin

Ish-drejtori i Teatrit Kombëtar dhe regjisori kosovar, Agon Myftari, ka bërë një shkrim në profilin e tij në ‘facebook’, duke shkruar se “I kisha përla Brnabićin me Tërmkollin”. Pasi shkrimi i tij mori reagime, Myftari e shleu shkrimin ofendues.

Madje ndaj këtij shkrimi ofendues reagoi edhe vetë ish-deputetja Melihate Tërmkolli.

Tërmkolli në reagimin e saj të titulluar si “Letër “dashurie” për Agon Myftarin”, i ka bërë thirrje publike këtij të fundit që të përlahen.

“Ty, regjisor, “intelektual”, të thërras publikisht të përlahem me ty njëherë”, ka shkruar Tërmkolli.

Komenti i Myftarit duket se është bërë në baza të orientimit seksual, meqë kryeministrja serbe është deklaruar hapur se është homoseksuale.

Në profilin e Agon Myftarit gjejmë se postimi i fundit është para dhjetë orëve, ndërsa shkrimi për Tërmkollin u publikua nga Myftari sot gjatë ditës.