Agon Myftari fyen rëndë ish-deputeten Tërmkolli, lejon komentet denigruese në profilin e tij

Ish-drejtori i Teatrit Kombëtar dhe regjisori kosovar, Agon Myftari, ka bërë një shkrim në profilin e tij në ‘facebook’, duke shkruar se “I kisha përla Brnabićin me Tërmkollin”.

Komenti i Myftarit duket se është bërë në baza të orientimit seksual, meqë kryeministrja serbe është deklaruar hapur se është homoseksuale.

Përveç kësaj, Myftari në profilin e tij ka lejuar edhe komentet fyese e denigruese në drejtim të dy emrave të apostrofuar.

Njëri nga komentuesit ka shkruar “Kunder abuzimit ndaj kafsheve!”.Reklamë

Një tjetër komentues ka shkruar duke i krahasur dy emrat që Myftari ka përmendur me dy lloje qensh.

“ Ncncncnc qfar krasini si me perla pekimezin me qen te Sharrit”, ka shkruar komentuesi tjetër.

Një tjetër komentues në profilin e Myftarit ka ofenduar ish-deputeten Tërmkolli, duke u shprehur me fjalor eksplicit