AGK reagon pasi zyrtarët e VV’së fyen gazetarin që publikoi një shkrim për Kryetarin e Shtimes

Gazetari i Grupit KOHA, Agim Ademi, ka raportuar sot në AGK një seri reagimesh publike fyese pas një shkrimi për shpenzimet e kryetarit të Shtimes, Qemajl Aliu.  

Sipas komunikatës së AGK-së, Ademi është quajtur nga zyrtari i lartë i Lëvizjes Vetëvendosjes në Shtime, Halil Kurteshi “argat i Klanit Pronto”.  “AGK-ja e konsideron këtë gjuhë të papranueshme dhe që rrezikon direkt sigurinë e gazetarit Ademi.  

AGK-ja e fton kryetarin Aliu që të distancohet nga presionet që po i bëhen gazetarit pas raportimeve të tij, që janë bazuar në dokumente që sigurohen me kërkesën në qasje në dokumente publike”, thuhet në komunikatën e AGK-së.