Agjërim nëntokë

Minatorët në një minierë thëngjilli të goditur së fundmi nga fatkeqësitë në qytetin qendror boshnjak, Zenicë, po përgatiten për orarin e gjatë të punës qindra metra në thellësi të tokës.

Gjatë muajit të Ramazanit, është më e lehtë të dallohen ata që po agjërojnë. Ata me vete kanë ushqimin në çanta. Janë gatesa të thjeshta të sjella nga shtëpia. Do të hanë kur të vijë koha e iftarit rreth pesëqind metra në thellësi. Ka prej atyre që punojnë qe tridhjetë vjet në minierë.

Fuad Hagjiq, një prej minatorëve që po agjëron, ka thënë se besimi i fortë ia lehtëson agjërimin. Minierat e thëngjillit, përfshirë edhe këtë në Zenicë, nuk janë mirëmbajtur fare.

Aty nuk ka pasur pothuajse fare investime dhe modernizim pas zhytjes së rajonit në konflikt etnik në vitet nëntëdhjetë.

Më 2014, Hagjiq e mbijetoi një aksident vdekjeprurës në minierën e Zenicës. Por thotë se fatkeqësia vetëm sa ia fuqizoi besimin. Atëherë, disa tunele u shembën, duke e ngujuar atë dhe 33 minatorë tjerë. Shembja ua mori jetën pesë minatorëve.