Hetimi i Prokurorisë

Agjenti i rrejshëm asnjëherë nuk hyri në ndërtesën e AKI-së (DOKUMENT)

26-vjeçari nga Prishtina, Edmond Jetullahu dyshohet se tetë vjet më parë përpiloi një dokument të falsifikuar, me të cilin u vetë punësua në Agjencinë Kosovare të Inteligjencës (AKI).

Jetullahu, i cili u arrestua të martën nga Policia e Kosovës, dyshohet për kryerjen e veprave penale të Spiunazhit, Prezantimit të Rremë dhe Falsifikimit të Dokumenteve.

Lidhur me këto dyshime që rëndojnë mbi 26-vjeçarin nga Prishtina, Prokuroria Themelore e Prishtinës ka nisur zyrtarisht hetimet të mërkurën.

Mirëpo, burime të Ballkani.info thonë se Jetullahu asnjëherë nuk hyrë në ndërtesën e AKI-së.

“Asnjë lidhje nuk e ka pasur me asnjë zyrtar të AKI. Është thjesht një keqpërdorues. Po ashtu edhe një i tillë është arrestuar dje. Ai vetëm jashtë është paraqitur si agjent i rrejshëm”, kanë thënë burime të Ballkani.info.

Jetullahu, i cili u arrestua të martën nga Policia e Kosovës, dyshohet për kryerjen e veprave penale të Spiunazhit, Prezantimit të Rremë dhe Falsifikimit të Dokumenteve. Lidhur me këto dyshime që rëndojnë mbi 26-vjeçarin nga Prishtina, Prokuroria Themelore e Prishtinës ka nisur zyrtarisht hetimet të mërkurën.

Ballkani.info po ashtu ka siguruar edhe Aktvendimin për fillimin e hetimeve ndaj Edmond Jetullahut.

Në këtë Aktvendim thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se Jetullahu ka kryer tri veprat penale të spiunazhit, falsifikimit të dokumenteve dhe prezantimit të rremë.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë – Departamenti i Krimeve të Rënda, Prokurori i Shtetit Kujtim Munishi, me pjesëmarrjen e zyrtares ligjore Diora Bajrami, në procesin kundër të dyshuarit Edmond Jetullahu për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale: Prezantim i rremë nga neni 417 të KPRK-së, veprën penale Spiunazhi nga neni 131 të KPRK-së dhe veprën penale Falsifikim i dokumentit nga neni 398 të KPRK-së merr aktvendim për fillimin e hetimeve”, thuhet në aktvendim.

Në vitin 2010, Jetullahu dyshohet se kishte përpiluar dokumentin e falsifikuar me qëllim të shfrytëzimit të atij dokumenti si origjinal. Përmes këtij dokumenti, ai në mënyrë të rreme kishte krijuar marrëdhënie pune me Agjencinë Kosovare të Inteligjencës. Ishte vetëpunësuar si udhëheqës i planeve strategjike për mbrojtjen e vendit.

“I pandehuri Edmond Jetullahu, me datë 01.12.2010 ka përpiluar dokumentin e falsifikuar me qëllim të shfrytëzimit të atij dokumenti si origjinal me të cilin kinse e ka themeluar marrëdhënien e punës në Agjencinë Kosovare të Inteligjencës me pozitë Udhëheqës i planeve strategjike për mbrojtjen e vendit”, thuhet në Aktvendimin e Prokurorisë. /Ballkani.info/