Agjenti i Piatek zbulon se shumë skuadra kanë shprehur interesim për sulmuesin polak

Szymon Pacanowski, agjenti i sulmuesit të Genoas, Krzysztof Piatek, ka thënë se interesimi për polakun është rritur por sidoqoftë 23 vjeçari është i lumtur në Serie A.

Është raportuar se Barcelona, Atletico Madridi, Bayerni dhe Chelsea e kanë monitoruar futbollistin e transferuar nga Cracowia, por sipas agjentit të Piatek nuk ka mbërritur asnjë ofertë zyrtare.

“Shumë klube na kanë kontaktuar në javët e fundit por nuk do t’i përmend me emra. Sidoqoftë nuk ka pasur ofertë nga askush përfshirë edhe Napolin, për momentin mbetemi te Genoa”, tha Pacanowski për CalcioNapoli24.

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis dje zbuloi se ka mbajtur takime me Genoan për Piatek, i cili ka shënuar 13 gola mes kampionatit dhe Kupës së Italisë.