Agjenda e vizitës së Edi Ramës në Kosovë, nuk parashihet takim me Presidenten Osmani

Kryeministri shqiptar, Edi Rama nesër do të vijë për vizitë zyrtare në Kosovë ku do të takohet me kryeministrin Albin Kurti dhe krerët e partive opozitare.

Takimi i parë i Ramës do të jetë me kryeministrin Albin Kurti, me të cilin do të bisedojë për tensionet e fundit me Serbinë, por edhe do të jetë takimi i parë pas një kohe të gjatë që dy kryeministrat replikojnë në distancë për atë që shuhet Mini Shengen.

Por pas takimit me Kurtin, kryeministri shqiptar Rama nuk pritet të takohet me presidenten Vjosa Osmani, të paktën kështu raportojnë mediat shqiptare.

Kjo e fundit më 17 dhjetor të vitit 2020 kishte mbajtur një vizitë dy ditore në Tiranë, ku kishte takuar me Ramën. Por më pas ky i fundit e kishte bojkotuar fjalimin e presidents Osmani në Kuvendin e Shqipërisë ku ju kishte drejtuar deputetëve ku kishte mbajtur një fjalim për Minishengenin.

Rama nesër nuk parashihet të takohet as me kryeparlamentarin Glauk Konjufca, ndërsa do të takohet me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku, të PDK-së, Memli Krasniqi dhe të AAK-së, Ramush Haradinaj.