Informacioni se ish-presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, po kërcënohet nuk është i vërtetë, thuhet në deklaratën e përbashkët të Administratës së Policisë (UP) dhe Agjencisë për Siguri Kombëtare (ANB).

“Lidhur me pretendimet e mediave para dhe pas seancës së Komisionit për Siguri dhe Mbrojtje, ku u dëgjuan drejtori i Drejtorisë së Policisë, Zoran Brdjanin dhe drejtori i Agjencisë për Siguri Kombëtare, Boris Miliq, dhe me qëllim informimin e saktë të opinionit, Duke respektuar kufizimet që kanë të bëjnë me mbrojtjen e të dhënave sekrete, nevojitet ky njoftim për zbardhjen e plotë të faktit, përkatësisht rrethanave që tërhoqën vëmendjen e medias”- thuhet në njoftim.

Të dhënat e marra si pjesë e bashkëpunimit ndërkombëtar të ANB-së, shtojnë ata, tregojnë se shërbimet e huaja të inteligjencës, përkatësisht komuniteti i inteligjencës, nuk janë burimi i informacionit se po përgatitet një atentat në lidhje me Gjukanoviqin.

Ata thanë se UP-ja në kuadër të bashkëpunimit operativ policor ndërkombëtar nuk i ka pranuar informatat e cekura, përkatësisht se informata të tilla nuk i janë dorëzuar UP-së në kuadër të bashkëpunimit operativ ndërkombëtar policor.