Raportet mes Lidhjes Demokratike e Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje nuk po acarohen vetëm për shkak të taksës dhe përkeqësimit të marrëdhënieve mes Kosovës me SHBA-ve, por edhe për shkak të ballafaqimit në zgjedhjet e jashtëzakonshme që më 15 mars do të mbahen në Komunën e Podujevës.

Pavarësisht koalicionit qeverisës LDK-VV, Agim Veliu, i cili ka lënë postin e Kryetarit të Komunës së Podujevës dhe e ka marrë atë të Ministrit të Punëve të Brendshme, e ka quajtur Lëvizjen Vetëvendosje si subjektin më anti-rugovist në Kosovë.

Këto komente, ai i ka bërë mbrëmë pas mesnatës, në hapjen zyrtare të fushatës së Kandidatit të LDK-së, Nexhmi Rudari.Agim Veliu, gjatë fjalës së tij, nuk e ka goditur vetëm Kandidatin e VV-së për Kryetar të Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqin, por edhe partinë e Albin Kurtit.

“Do ta kemi një kundër-kandidat që ka ikë nga LDK, e ka tradhtuar LDK-në, në momentin kur nga LDK i ka fituar të gjitha të mirat, të gjitha beneficionet. Edhe ka ikë me arsyetimin se nuk ka hapësirë që ta mbrojë e ta zhvillojë rugovizmin dhe ka dalë në subjektin politik, i cili është subjekti më anti-rugovist në Kosovë”, ka thënë Veliu.

https://www.facebook.com/portaliballkani.info/videos/514150795951310